Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se krimi i organizuar ka sekserë në qeveri. Basha deklaroi gjatë seancës plenare se nuk ka asnjë rastësi në veprimtarinë e pastrimit të parave. Sakaq, ai shtoi se nuk ka nevojë të kërkojmë për gjurmë kur ujku është në këtë sallë.
“Po hedhin kat mbi kat paratë e drogës duke goditur konkurencën dhe ekonominë. Asnjë sipërmarrës i ndershëm nuk përballet dot sipas rregullave të tregut, sepse qeveria i përgjigjet klaneve të drogës. Këto janë të evidentuara nga DASH dhe Këshilli i Europës. Shqipëria është në zonën gri të vendeve për pastrim parash. Sipas DASH citoj ‘Shqipëria mbetet e pambrojtuar për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit dhe institucioneve të dobëta qeveritare. Rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në 2017-2019 nuk justifikojnë paratë. Janë pastruar 1.6 miliardë euro para të pista përmes ndërtimit. Një shumë e frikshme që mban në këmbë ekosistemin e kalbur ku gjallon krimi e korrupsioni.'”-tha Basha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI