SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Lulzim Basha i bën ftesën e hapur Sali Berishës: Eja në Kuvendin e datës 18, me 11 nuk do të ndodhë asgjë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar Sali Berishën që të shkojë në Kuvendin e PD të datës 18 Dhjetor që ka shpallur Basha.

Në një lidhje live për emisionin Opinion, Basha tha se në Kuvendin e 18 Dhjetorit do të mbahen diskutimet e demokratëve.

“Vullneti juaj (i demokratëve) nuk do të bëhet fli për interesat personale të një njeriu të vetëm. Asgjë nuk do ndodhë më 11 Dhjetor. Ashtu sic i foli dhe vetë koshienca nuk ka Kuvend më datë 11. Ka një tubim të thirrur, nga Berisha ku me siguri mund të ketë demokratë nga ata që janë të çoroditur dhe të manipuluar nga Sali Berisha. Ka faktorë të tjerë që duan ta përçajnë PD.

Është Edi Rama, është trekëndëshi i Bermudës. E di shumë mirë që pas Sali Berishës, radhën e kanë të tjerët. Më 18 Dhjetor është Kuvend Kombëtar i PD, nëse do të përballet me debat, argumente, Sali Berisha të vijë në Kuvendin e demokratëve. Kuvendi i demokratëve është në 18 Dhjetor. Më 11 Dhjetor është përpjekja e fundit i tubit të oksigjenit të Edi Ramës. Në 18 Dhjetor është Kuvendi Kombëtar i demokratëve”, u shpreh Lulzim Basha.///

error: