Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike në kohën që Kuvendi i Berishës numëronte votat e fundit të shkarkimit të tij.
Sipas rezultatit Basha u shkarkua nga Kuvendi i thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, që Lulzim Basha nuk e njeh.
Burime të Gazetës Shqip thonë se i gjithë Kuvendi i thirrur nga Berisha dhe vendimmarrja e tij do të kundërshtohet me shumë gjasa në gjykatë me një padi për falsifikim. Burimet thonë se padia do të ngrihet për përdorimin e stemës, vulës dhe logos së partisë pa miratimin e institucioneve zyrtare të saj.
Të dhënat për këtë janë mbledhur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, që në një mesazh dërguar drejtuesve të rreth 70 degëve të partisë u kërkonte që të identifikonin personat përgjegjës, sipas tij, të falsifikimit të logos, vulës dhe shenjave të tjera dalluese të partisë.///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. 37 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, nata kur një qytet i ndarë rifitoi lirinë
ATHINË – Ulje emergjente e një avioni të linjës Izrael-SHBA
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!