Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme të ftohta dhe të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave që në orët e para të mëngjesit.
Në mesditë reshjet e shiut me intensitet të ulet mbeten prezente përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonat malore të vendit në lartësitë mbi 600 metër parashikohen reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje me shpejtësi mesatare 2 deri 8m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina ,era me shpejtësi 12-18 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/8 | Re shi |
| Kukës | 0/3 | Re borë |
| Lezhë | 7/9 | Re shi |
| Dibër | -1/2 | Re borë |
| Durrës | 6/10 | Re shi |
| Tiranë | 6/9 | Re shi |
| Elbasan | 4/7 | Re shi |
| Berat | 5/8 | Re shi |
| Vlorë | 6/12 | Re shi |
| Korçë | -2/1 | Re borë |
| Gjirokastër | 4/10 | Re shi |
| Sarandë | 7/10 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI