Libri i parë në gjuhën shqipe, ‘Meshari i Gjon Buzukut’, mbaroi së shkruari më 5 Janar, 1555. U deshën shumë shekuj që kjo vepër të vinte deri në ditët tona si trashëgimi e vyer.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli sot me rastin e këtij përvjetori një fragment nga kjo vepër në dialektin origjinal në të cilin u shkrua:
“…Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë…Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë…”.//R-SR//
ME SHUME LAJME
Më e lirë se Spanja dhe Portugalia: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime verore në Evropë
Media italiane: Nga plazhet e Rivierës te qytetet historike, Shqipëria mbetet zgjedhja ideale për pushime në 2026-ën
“Skyscanner”: Tirana mes ngjyrave dhe historisë – 10 atraksionet që nuk duhen humbur