Kala Fest rikthehet në Dhërmi verën e ardhshme me 5 javë në qershor e në shtator
Kështu, perla e jugut bëhet epiqendra e të rinjve nga e gjithë Evropa me festivalet dhe organizimet fantastike.
Lajmin e dha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila zhvilloi një takim me organizatorët e “Kala Fest”.
Kumbaro u shpreh se kësaj radhe, shtohet mjedisi dhe riciklimi, me një program të gjelbër.
“Vera s’është edhe aq larg dhe Kala Fest rikthehet në Dhërmi. Ma njoftuan lajmin e bukur organizatorët energjikë të këtij eventi që këtë vit do të zhvillohet për 5 javë në qershor e në shtator”, shprehet Kumbaro në një reagim.
“Ka një risi kësaj radhe: shtohet mjedisi dhe riciklimi me një program të gjelbër, sepse edhe në festa s’duhet harruar rëndësia e ruajtjes së natyrës”, thekson Kumbaro.
“Perla e jugut bëhet epiqendra e të rinjve nga e gjithë Evropa me festivalet dhe organizimet fantastike Prisni e duroni ç’do shikoni”, thotë Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI