Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi sot pas arrestimit nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të ish-ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Lefter Koka.
Kim u shpreh se, veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
Kim theksoi se, reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.
“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, u shpreh Kim në reagimin e saj. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI