Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagoi pas arrestimit të Lefter Kokës. Kryemadhi publikoi dosjet të cilat LSI ka dërguar në SPAK.
“Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pakontestueshme!”, u shpreh Kryemadhi.
Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili po ashtu reagoi pas arrestimit nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
“Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë për të falënderuar SPAK-un. Denoncimet dhe faktet atje kanë qenë prej shumë kohësh, por mosveprimi ka qenë i qëllimshëm dhe me regji”, theksoi Vasili në një reagim.
“Banda e aferës së inceneratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve, sepse ajo do të blinte dhjetëra-mijëra vota të LSI për llogari të Rilindjes në Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat etj.”, shtoi Vasili.
“Në krye të bandës është vetë Edi Rama dhe kryetarët e bashkive e ministrat ende në detyrë”, u shpreh Vasili.
“Banda e inceneratorëve e detyroi edhe Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar”, tha Vasili.
“LSI do të zbardhë të plotë dhe deri në fund këtë aferë para popullit shqiptar. Shqiptarët nuk duan drejtësi me regji, por drejtësi të vërtetë dhe në kohën e duhur!”, përfundoi Vasili.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.