Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur, “qeveria ka vendosur të ecim para në Kuvend me projektamendimet në ligjin “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, ose siç të gjithë e njohin nismën që ndalon prodhimin, përdorimin dhe importimin e qeseve plastike”.
“I qëndrojmë nismës së filluar nga qeveria në vitin 2019, që fatkeqësisht fillimisht për shkak të tërmetit e më pas të gjendjes së pandemisë globale, u kalua në plan të dytë për shkak të prioriteteve të reja që na u vunë përballë, por nuk u harrua”, thekson Kumbaro.

Sipas saj, tani së bashku me planin për pastrimin kombëtar dhe planin për riciklimin që do të nisim fillimisht me shkollat e universitetet, çojmë përpara nismën për ndalimin e qeseve plastike mbajtëse, qeseve plastike mbajtëse shumë të lehta, qeseve plastike mbajtëse të lehta dhe qeseve plastike të oxodegradueshme dhe oxo-biodegradueshme.
Kumbaro thekson se, “në pastrimet e çdo qarku po e shohim qartë se batërdia, bomba me sahat ndaj natyrës janë pikërisht qeset plastike që pa vrarë mendjen i përdorim çdo ditë e po ashtu i hedhim, duke ndotur tokën e ujërat”.
“Prandaj na duhet ky ligj, e sigurisht bashkëpunimi e ndërgjegjësimi i gjithë shoqërisë”, shprehet ministrja Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI