SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kur ikën një Poet. IKU EDHE ARBEN DUKA

Nga Jani MALO /

IKU EDHE ARBEN DUKA .

Poetët, si edhe miqtë, ikin po nuk harrohen. Arben Duka ishte edhe mik edhe poet. Nuk harrohet dy herë. Vetëm se të dy njëlloj, miqtë dhe potët, të bëjnë të kesh armik kohën, e cila i mashtron të gjithë njerëzit duke i bërë të besojnë se janë të përjetshëm.

Në fakt të përjetshmit janë pak, mes tyre edhe poetët. Pata fatin të jem botuesi i shumë librave të tij me poezi lirike. Lamtumirë Arben Duka! I ke thënë të gjitha tek KËNGA E FUNDIT.

KËNGA E FUNDIT.

Në deje gjaku më ka ngrirë,/ Qiriri në të fikur.

Tani si hëna në të gdhirë/Jam gati në të ikur.

Eh, hëna botën do ndriçojë/ Sërish në natën prush,

Po mua kurrë s’do më zgjojë/ Nga gjumi i gjatë askush/

Kjo zemra ime kaq e pati,/ Tani nuk do të bindet.

Dhe s’di ku do më çojë xhelati,/ Tek engjëjt a te xhindet./

Më dridhen sy edhe qerpikë/Si krahët e pëllumbit/

Gjithe trupi më kullon muzikë/ Për këngëzën e fundit./

Askush, që kur ka lindur jeta,/ S’shpëtoi nga këto leqe/

Dhe Bota, ç’është e vërteta,/Nuk ish dhe aq e keqe./

As nuk kam qarë, as qaj me lot/ Se prapë ketu do mbetem,/

Për këngët që s’i shkrova dot/ Nuk e besoj të tretem./

Sa këngë në buzë këtë vjeshtë/ ,Si zogj të ngrirë më mbetën/

,Ndaj varri im me gurë të blertë/ Do të këndojë gjithë jetën

.(Nga Libri “Kristale të thyera”, Neraida 2004)

error: