SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

FINIQ- Tryezë mjedisore për menaxhimin e mbetjeve në Karahaxh.

OSHC (organizata e Shoqërisë Civile) AJMMI-Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit, në bashkëpunim më Projektin GIZ gjerman dhe Bashkinë Finiq, organizoi sot në Karahaxh të kësaj bashkie Tryezën mjedisore me fokus : Problemi  i hedhjes se pakontrolluar te mbetjve ne vende te pa miratuara nga bashkia dhe ndergjegjesimi i  banoreve edhe bizneseve per ceshtje te ndotjes nga plastika.”

Në këtë Tryezë të moderuar nga gazetari Panajot Boli dhe të zhvilluar në kuadër projektit  Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare” morën pjesë përveç përfaqësuesve te GIZ edhe zyrtarë nga Bashkia e Finiqit si dhe  përfaqësues të OSHC AJMMI.

Koordinatori shqiptar I GIZ Gavrosh Zela u ndal në disa momente kryesore të Projektit që po zbatohet prej dy vitesh në këtë Bashki, duke nënvizuar faktin se “Është kënaqësi të vëresh se pas mbështetjes nga GIZ konstatohet një përmirësim i dukshëm i menaxhimit të mbetjeve dhe I reduktimit të plastikës nga mjediset publike dhe rrugët e baseneve ujore që përfundojnë në det”.

Nga ana e saj Yllka Sela, këshilltare pranë projektit të GIZ përmendi nevojën e të kuptuarit nga publiku dhe aktorët lokalë të një menaxhimi më të mirë të mbetjeve dhe reduktimin e plastikës.

Vangjel Xhaferi, sekretar I përgjithshë I kësaj Bashkie vuri në dukje se”Pas implementimit të projetit të GIZ dhe mbështetjes me mjete të infrastrukturës për pastrimin e territorit një makinë teknologjike bashkohore, mbi 100 kontenierë  të rinj për grumbullimin e mbetjeve urbane si dhe dhjetra koshave për ndarjen në burim të mbeturinave urbane, bëjë në mënyrë të padiskutueshme  një diferencë të dukshme nga dy vite mëparë, kur GIZ, nuk ishte i pranishëm me kontributin e tij në këtë Bashki.

Përfaqësuesit e AJMMI-t Shkëlqim Hajno (drejtor ekzekutiv) dhe  Sofokli Mekshi (koordinator aktivitetesh) u ndalën në përvojën e kësaj organizate të shoqërisë civile si një aktor lokal, në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor në shkollat Finiq, Mesopotam dhe po edhe në aksionet e pastrimit të mbetjeve plastike në terren nëpëmjet skaudrave të veprimtarëve mjedisorë në shkolla, etj,.

Sipas AJMMI-t problemaitka e edukimit mjedisor të cdo banori nuk është një çështje fushate,  por një çështje jetike me të cilin lidhet edhe e nesërmja e jëtës së gjithkujt që jeton në një territor me zhvillime ekonomike e trustike siç është Finiqi. /SARANDANEWS..AL.///

error: