Policia arrestoi për armëmbajtje 36 vjeçari ne Sarande. Burime policore sqaruan se eshte goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë poseduesi. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, bazuar dhe në informacionevet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin Dh. N., 36 vjeç, banues në Sarandë.
Policia beri te ditur se shërbimet e saj, gjatë kontrollit në ambientet e një banese në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI