15000 turistë çekë vizitojnë cdo vit Shqipërinë ndhe rajonet e Qarqeve Vlorë e Gjirokastër. Kjo u bë e ditur nga Konsullja e Nderit e Republikës Çeke në Sarandë,, Loreta Poda Jorkiewitz
”Pothuaj 15000 turstë çekë vizitojnë çdo vit Shqipërinë përfshi këtu Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës:-tha Konsullja e cila ë kryeson selinë më të re diplomatike të Republikës Çeke në vendin tonë.
Poda Jorkiewitz , në nisje të aktivitetit të saj diplomatik me juridiksion Qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, vuri në dukje “Konsullata e Nderit në bashkëpunim me biznesin, do të intensifikojë kontaktet me partnerët çekë me qëllim zgjerimin edhe më tepër të volumit të shkëmbimeve tregtare, turistike dhe inveestimeve midis të dy vendeve”.

Konsullja e Nderit e Republikës Çeke në Sarandë, u çel zyrtarisht më 17 dhjetor pas prezantmit të titullares së kësaj Selie të re diplomatike Loreta Poda Jorkiewitz nga Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, Jarosllav Ludva në prani të autoriteteve vendore dhe atyre të Qarkut Vlorë.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.