(-Agjencia zyrtare e Lajmeve ne Shqiperi -ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare) i ka kushtuar nje lajm me foto çeljes nje dite me pare ne Sarande të Kosullates së Nderit- te Republikës Çeke //SARANDANEWS.AL///)


SARANDË, 17 dhjetor /ATSH/ Në Sarandë u përurua sot Konsullata e Nderit e Republikës Çeke.
Në ceremoninë e organizuara me këtë rast, ishin të pranishëm ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë, Jarosllav Ludva, kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma si dhe prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.

Ambasadori i Republikës Çeke, Jarosllav Ludva në fjalën e mbajtur vuri në dukje se fakti që Saranda çdo vit e më tepër po vizitohet nga turistët çekë e bëri të domosdoshme hapjen e konsullatës.

Sipas tij, konsulle nderi është emëruar Loreta Poda Jorkiewits.
“Loreta do të jetë konsulle nderi e Republikës Çeke në Sarandë për të ndihmuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në fushën politike por edhe ato tregtare, ekonomike, turistike, njerëzore, etj”, vuri në dukje ambasadori Ludva.
Për kryebashkiakun Gurma hapja e kësaj selie diplomatike është shumë e rëndësishme.

“Saranda është prej vitesh destinacioni më i preferuar për turistët çekë. Ajo ka qenë gjithmonë mikpritëse dhe kështu do të jetë”, tha Gurma.
Ndërsa konsulle e nderit, Loreta Poda Jorkiewits vuri në dukje se zgjerimi i pranisë diplomatike të Republikës Çeke do të ketë ndikim pozitiv në thellimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare, kulturore, turistike, arsimore e njerëzore. Sipas saj, ka ende hapësira të pashfrytëzuara që ofron jugu i Shqipërisë.
Konsullata e Nderit e Republikës Çeke në Sarandë është e para njësi diplomatike e këtij lloji të kësaj Republike në Shqipëri.
Ajo është gjithashtu e para seli konsullore që çelet në Sarandë që pas vitit 1939. Në Sarandë në vitet para Luftës së Dytë Botërore, kanë funksionuar tri konsullata: greke, italiane dhe rumune. /j.p/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI