– Kufizimet e reja pandemike për udhëtarët ndërkombëtarë që mbërrijnë në Greqi hynë në fuqi sot në orën 6:00, që do të zgjasin deri më 10 janar.
Për të hyrë në vend, udhëtarët duhet të kenë një çertifikatë ku ata kanë rezultuar negativ për SARS-CoV-2, ose me një test PCR të kryer në 72 orët e fundit ose një test “të shpejtë” të kryer në 24 orët e fundit.
Linjat ajrore, linjat detare, linjat hekurudhore dhe kompanitë e transportit rrugor kanë përgjegjësi të kontrollojnë që pasagjerët të kenë dokumentet e nevojshme përpara se të nisen.
Sipas Direktivës së Përbashkët Ministrore përkatëse, udhëtarët që rezultojnë pozitivë për Covid-19 do të duhet të izolohen, qoftë në shtëpi ose në një vend të përshtatshëm strehimi të përkohshëm të caktuar nga autoritetet greke, për një periudhë 10-ditore.
Nëse ata kanë përfunduar plotësisht vaksinimin kundër Covid-19 të paktën 14 ditë para mbërritjes, periudha e karantinës së përkohshme reduktohet në shtatë ditë.
Për shkak të shfaqjes së variantit të ri Omicron, ka një reduktim të përkohshëm të udhëtimeve në transportin detar me Turqinë dhe një ulje të numrit maksimal të pasagjerëve të lejuar në anijet që lundrojnë drejt Italisë dhe Shqipërisë. //ATSH-ANA///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”