– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta të cilat do të sjellin ngrica në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash më tepër të theksuara këto të fundit në relievet malore.
Në zonën e jugut në orët e pasdites dhe mbrëmjes, parashikohet mot i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi 1-8 m/sek, e përgjatë bregdetit dhe zonat luginore 10-12m/sek duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/10 | Diell re |
| Kukës | -1/7 | Diell re |
| Lezhë | 0/11 | Diell re |
| Dibër | -4/5 | Diell re |
| Durrës | 3/13 | Diell re |
| Tiranë | 2/10 | Diell re |
| Elbasan | 2/12 | Diell re |
| Berat | -2/10 | Diell re |
| Vlorë | 4/13 | Diell re shi |
| Korcë | -3/4 | Diell re |
| Gjirokastër | 0/10 | Diell re shi |
| Sarandë | 4/13 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”