Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë për shtyp në përfundim të mbledhjes me nënkryetarët e degëve, dhe menjëherë pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka mbaruar mbledhjen në një tjetër sallë të selisë dhe është larguar.“Nga dëshpërimi i një dështimi, Berisha vjen korridoreve të PD i shoqeruar nga narko trafikanti i shpallur në kërkim ne Britani, Fatjon Dautaj. Në prani të një familjari të tij, ish oficeri policie” – tha Basha.Ai shtoi se për Dautajn ka nisur një kallëzim penal, ndërsa apeloi që policia ta arrestojë sa më parë.Basha siguroi se do të njoftojë edhe ambasadën britanike.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar