SARANDE, 24 Prill-Radio Saranda//// Gjatë vitit 2019 në Shqiperi erdhën për turizëm 60 mijë turistë serbe. Kjo u bë e ditur nga gazetari shqiptar në Beograd,Idro Seferi gjatë jë bisede në TV Klan .
Edhe ne jug-perendim te Shqiperise, gjatë vitit të kaluar banorët dhe vecanërisht biznesi I hotelerisë dhe restoranteve kanë konstatuar prani te turistëve serbë në Sarandë e Ksamil.
Prania e tyre ka qenë vitet e fundit një dukuri e zakonshme.
Saranda, Ksamili dhe riviera joniane mbeten një destinacion i preferuar per qetesine, atraksionet po edhe per dendesine e monumenteve te kultures dhe atyre natyrore.
Sipas disa burimeve nga operatore turistike, krahas turistëve perëndimorë, turistët lindorë, kryesisht sllavë , duke përfshirë polakët, rusët, serbët, maqedonët, etj., pritet ta frekuentojne serish rajonin bregdetar jonian.//R=SR///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI