– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel parashikohet përkeqësimi i kushteve atmosferike mbi vendin tonë. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në zonën e qendrës dhe pjesërisht në jug.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet hera-herës dhe në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 deri 10m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-17m/s.
Valëzimi në dete do të jetë 2 deri 5 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/13 | Re shi |
| Kukës | 8/12 | Re shi |
| Lezhë | 11/15 | Re shi |
| Dibër | 4/9 | Re shi |
| Durrës | 12/16 | Re shi diell |
| Tiranë | 11/16 | Re shi diell |
| Elbasan | 8/16 | Re shi diell |
| Berat | 7/13 | Re shi |
| Vlorë | 11/15 | Re shi |
| Korcë | 4/10 | Re shi |
| Gjirokastër | 7/13 | Re shi |
| Sarandë | 11/16 | Re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI