Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e mirë për të gjithë drejtuesit e automjeteve për eliminimin e 60 mijë kontrolleve fizike të automjeteve në vit, një risi që u kursen qytetarëve 90 milionë lekë dhe 30 mijë orë pritje në vit.
“Me këtë lajm të mirë e të shumëpritur për drejtuesit e automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën”, tha Rama, ndërsa ndau një video-informacion nga DPSHTRR.
Sipas Kryeministrit, “falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia”.
DPSHTRR ka thjeshtuar procedurat duke liruar kapanonet nga radhët e duke ndihmuar për një shërbim më të shpejtë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
Si rezultat është ulur koha e shërbimit të ndërrimit të pronësisë me rreth 30 minuta dhe janë ulur kostot e këtij shërbimi me 1500 lekë më pak. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI