Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se ka nisur rezervimi i orarit të kontrollit teknik të mjeteve online edhe në të gjitha qendrat pranë drejtorive rajonale.
“Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekulimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari”, theksoi kreu i DPSHSHTRR-së, Blendi Gonxhja.

Sipas tij, po punohet për miradministrimin e linjave dhe personelit për të bërë të mundur normalizimin e shërbimit duke shmangur flukset artificial.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI