SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 27 dhjetor 2021

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot parashikohet përkeqësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike mbi vendin tonë. Moti do të jetë kryesisht i vranët .Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriut, veriperëndim  dhe jugperëndimit reshjet hera-herës dhe në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 2 deri 8 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era e fortë dhe shpejtësi deri në 10-16 m/s gjatë natës. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 deri 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër11/12Re shi
Kukës8/10Re shi/bore
Lezhë10/12Re shi
Dibër2/8Re shi/bore
Durrës11/14Re shi
Tiranë12/13Re shi
Elbasan8/12Re shi
Berat6/15Re shi
Vlorë15/16Re shi
Korçë3/9Re shi/bore
Gjirokastër7/10Re shi
error: