SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Komisioni i Rithemelimit të PD-së: Basha e ka shndërruar shtëpinë e lirisë në bunker

 Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka reaguar në lidhje me shtimin e masave të sigurisë në selinë e PD-së.

Në deklaratë nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, thuhet se kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka shndërruar shtëpinë e lirisë në një bunker.

“Deputeti Basha, pas karriges, dita-ditës po humbet dhe arsyen. Frika nga përballja me vullnetin e 44 mijë demokrateve që votuan për shkarkimin e tij ne datë 18 dhjetor e shtyn çdo ditë në absurditete te reja. Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së larte është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrigethyerin që ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mije demokrateve që të dhanë përgjigjen më të merituar në datë 18 dhjetor. Partia Demokratike do t’u rikthehet shume shpejt demokratëve, pronarëve të saj të vërtetë dhe është në interes të ish-qiraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, brave apo gaz lotsjellës që mund t’a ndalë vullnetin e tyre”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit të PD.///

error: