Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka komentuar skandalin e publikimit të targave të qytetarëve shqiptarë.
Gonxhja u shpreh se nuk ka asnjë lloj problemi në sistemin e DPSHTRR apo në protokolle. Të dhënat e publikuara, tha ai, janë edhe në mbi 13 institucione të tjera.
“E them me siguri të plotë se nga pikëpamja e sigurisë dhe e të gjithë protokolleve, nga pikëpamja e administrimit të sigurisë të sistemit zyrtar që bashkadministrohet, që është në pronësi i AKSHI, nuk ka asnjë lloj cedimi. Në raportet që unë kam, nuk ka asnjë lloj cedimi nga ana e sistemit apo protokolleve, aspekteve administrative. Kjo jo për të thënë se kjo është një gjë normale”, u shpreh Gonxhja i ftuar në “Dita jonë”, këtë të hënë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI