Një lagje në Lazarat (nder fhsatrat me te medhenj ne vend) eshte izoluar aktualisht nga fshati për shkak të vërshimit të përroit. Reshjet e dendura te shiut që kanë perfshire Gjirokastrën, kanë bërë që prej dy ditësh banorët e lagjes Lënxat me rreth 60 shtepi në Lazat, të qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e fshatit.
Përroi i Sopotit në Lazarat ka dalë nga shtrati duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe kalimtarëve. Situata vijon të jetë e njëjtë prej dy ditësh pa asnjë përmirësim, ndërsa shiu po bie pa pushim.
Shirat e rrëmbyer përgjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar probleme seriozore në furnizimin e energjisë elektrike në disa zona në Gjirokastër. Burime zyrtare konfirmojnë se OSHEE Rajoni Gjirokastër ka konstatuar defekte serioze në katër fidëra të linjës 10 kV.
Mesohet se ka mungesë energjie në Kordhocë të Lazaratit, në fshatin Bulo, disa fshatra të Njësisë Administrative Zagorie dhe Grapsh në Njësinë Administrative Dropull, si dhe në fshatin Maricaj Njesia Administrative Buz. Grupet e OSHEE Rajoni Gjirokastër ndodhen në terren për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga koha e keqe///
ME SHUME LAJME
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite