Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, i ftuar në “Dita jonë” në A2 CNN dha detaje për lejen e re të qarkullimit të mjetit, e cila do të lëshohet që prej 15 janarit të vitit 2022.
“Nga 15 janari, ne dalim me lejen e re të qarkullimit të mjeteve, e cila eliminon certifikatën e mjetit. Tashmë do të kemi vetëm lejen e re të mjetit, e cila do të jetë më e mirë në cilësi se dhjetëra shtete të Bashkimit Europian. Leja do të jetë më e vogël dhe e pashkatërrueshme, nuk prishet nga lagia, nga zhubravitja.
Edhe nga pikëpamja e sigurisë është e pafalsifikuar. Kjo leje do të kushtojë edhe 40% më pak, nuk do të skadojë më, nuk do të ketë më vulat e kolaudimit që na mbushnin vendin dhe ne bënim një leje të re. Nuk do të kemi nevojë të kemi më as leje ndërkombëtare me vendet e BE-së. Dalim në një dokument më të sigurt dhe më të lirë”.
Por kur do ta marrin drejtuesit e mjeteve këtë leje të re? “Nuk është me detyrim. Kjo do të thotë se kush ka një gjë për të bërë, i humbin letrat, ndërron targat, ndërron pronësinë apo ka një shërbim që kërkon ndërrimin e lejes, atëherë do të marrë lejen e re. Në rast se ai do me dëshirë të vijë të marrë lejen e re, atëherë bujrum, por nuk ka detyrim.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI