Nga Ana VANOVA/
-Pas shumë vitesh janë përfshirë për herë të parë në buxhetin e 2022-it fasat e pallateve në Sarandë. Fillimisht me lyerjen sipas vleresimit te arkitekteve, do të përfshihen një pjesë e disa pallateve në lagjen nr.4.
Kjo u bë e ditur nga kreu i Bashkisië Adrian Gurma në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak.
‘Historia’ e kërkesave nga qytetarët për lyerjen e fasave të pallateve në Sarandë, është historia tipike e dëgjesave nëpër vite, në disa mandate kryebashkiakësh që erdhën e ikën;’ sipas praktikës zyrtare ‘ju propozoni-ne mbajmë shënim!”.
Kërkesa për freskimin e pamjeve të fasadave të pallateve ka qenë në axhendën e përsëritur edhe nga operatorët turistik, ose subjekte të tjera, por duket se më në fund, do të nis ky proces pas buxhetimit nga Bashkia për vitin që sapo kemi hyrë, 2022.
Grija e fasadave te pallateve qe dominon shpesh në Sarande, vjen nga periudha e 31 ose me tepër vitesh nga periudha e sistemit monist në Shqiperi. Askush deri me sot nuk eshte marrë seriozisht nga ariktektet vendas (dhe vendimarresit vendas gjithashtu) me ngjyrat e pallateve apo të objekteve të institucioneve publike në Sarandë ku turizmi është realisht një alternativë zhvillimi.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre