Vijon ndikimi i masave ajrore të freskëta por të kthjellëta me origjine verilindore mbi territorin shqiptar, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat përgjatë vijës bregdetare ndërsa pjesa tjetër e vendit do ketë kalime vranësirash. Parashikoht që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke bërë që në verilindje termometri të shënojë 2°C ndërsa maksimumi ngjitet deri në 20°C në jugperëndim.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë