Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat hera-herës deri të dendura dhe në veri–veriperëndim dhe jug-jugperëndim ,ku do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 3-8 m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 18-25 m/s. Shoqëruar me valëzim në dete të forcës 5 deri 6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/16 | Re shi |
| Kukës | 8/17 | Re diell |
| Lezhë | 6/19 | Re shi |
| Dibër | 7/12 | Re diell |
| Durrës | 5/19 | Re diell |
| Tiranë | 8/20 | Re diell |
| Elbasan | 6/19 | Re diell |
| Berat | 6/20 | Re diell |
| Vlorë | 6/21 | Re shi |
| Korçë | 6/14 | Re diell |
| Gjirokastër | 4/19 | Re diell |
| Sarandë | 7/21 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore