Tashmë edhe në gjigandin e filmave dhe seraleve “Netflix” flitet shqip. Që nga 23 dhjetori i vitit 2021, në platformën më të madhe të filmave në botë, Netflix, ka filluar transmetimi i filmit të parë në gjuhën shqipe, “Arbëria”.
“Arbëria” është një film, i cili flet për historinë e një vajze të quajtur Aida, e cila pas vdekjes së babait të saj, rikthehet në vendin e origjinës në Kalabri, nga ku zbulon kulturën dhe traditat arbëreshe. Regjisorja e këtij filmi, Francesca Olivieri, e cila është me origjinë kalabreze, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Telegrafin historinë që fshihet pas filmit “Arbëria”, sukseset e shënuara në festivalet e filmit si dhe lidhjen e saj me shqiptarët.
Fakti që ky film është aktualisht i pari në gjuhën shqipe në Netflix, i ka dhënë edhe më tepër jehonë këtij filmi, përmes së cilit tashmë bota po njeh kulturën dhe historinë e arbëreshëve të Italisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI