Nga Dorian KOCI/*)
Trashëgimia kulturore e Pashallëkut të Ali Pashës është e larmishme dhe në gjithë Shqipërinë e jugut u realizuan, si asnjëherë më parë, vepra të rëndësishme publike. Ato ndahen në vepra të karakterit ushtarak e civil, si kështjella, rrugë, ura, banja (hamame), hane, ujësjellësa, çezma publike dhe godinave administrative.
Të gjitha këto vepra të mëdha arkitekturore u realizuan nga kryearkitekti i Ali Pashë Tepelenës, Petro Korçari, por edhe një pjesë e arkitektëve dhe inxhinierëve qenë të huaj, që i kishin zënë robër më 1798 dhe që u morën fill pastaj me fortifikimin Prevezës, apo si koloneli francez Vodonkur, që u mor me të njëjtin fortifikim dhe me atë të kështjellave të Janinës më 1806-1807, apo alzasiani i myslimanizuar, Ibrahim Manzuri që i shërbeu Aliut në vitet 1816-1819 dhe që ishte në krye të ndërtimeve të vezirit.
Ali Pasha kishte sjellë nga Viena, rreth vitit 1812, një specialist të çmuar, Frejvaldin, që ishte kryearkitekt civil i Moravisë dhe që i shërbeu atij për pak vjet, bashkë me një stukator, ky i fundit për zbukurimet në punime allçiri të pallateve.Por në të njëjtën kohë ai ka shfrytëzuar edhe punën e mjeshtave popullorë vendas, shqiptarë ku binte në sy mjeshtrit e Oparit dhe të Lunxhërisë, të krahinave të Korçës, Përmetit , Gjirokastrës e Janinës por edhe të ndonjë krahine të veriut të Shqipërisë, ku ndihej ndikimi dhe influenca e tij si krahina e Dibrës.
Po kështu sipas Pouqeuville, në ndërtimet e tij ai ka përdorur dhe punën e mjeshtrave grekë dhe vllehë si ishte rasti i mjeshtërve të Mecovës.
Katherine Elizabeth Fleming shkruan: Sapo morri titullin “pasha i Janinës” nisi një projekt ambicioz veprash publike, duke ndërtuar rrugë, lokale, duke permirësuar rrugët e komunikacionit dhe inkurajuar tregëtinë.Broughton shkruan: Ka ndertuar ura mbi lumenj, diga në këneta, ka hapur shumë rrugë, zbukuruar fshatrat dhe qytetet me ndërtesa të reja.///Dorian Koçi, (Drejtor i Muzeut Kombetar)//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI