Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonat malore verilindore dhe juglindore reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë e fortë dhe intensive me shpejtësi deri në 15-25 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/11 | Re shi/diell |
| Kukës | -1/4 | Re borë |
| Lezhë | 4/8 | Re shi/diell |
| Dibër | -2/2 | Re borë |
| Durrës | 3/12 | Re shi/diell |
| Tiranë | 3/11 | Re shi/diell |
| Elbasan | 4/13 | Re shi/diell |
| Berat | 1/12 | Re shi/diell |
| Vlorë | 5/9 | Re shi/diell |
| Korçë | 0/6 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 2/7 | Re shi/diell |
| Sarandë | 5/9 | Re shi/diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI