Nga Pirro NAÇI /
Ishte i ftuari i Nderit nga Hitleri në Lojrat Olimpike të Berlinit në 1936-tën.
Kur Bashkia e Marussit në Athinë i komunikoi ftesën dhe i kërkoi çfarë dëshironte të merte me vete , ai u përgjigj;- Vetëm një Fustanellë… Ishte njeriu që ndoshta mund t’i ketë bërë dhuratën më ironike dhe ‘’profitike’’Hitlerit në ato vite të trazuara…
U shfaq në këtë event përpara tij, i veshur me fustanellë, nuk e përshëndeti me mënyrën e njohur naziste siç bërë pjestarët e tjerë të delegacioni dhe i dhuron një degë ‘’Ulliri’’ si simbol i paqes… Ky ishte Spiro Lui, maratonomaku grek me prjardhje arvanitase që fitoi medaljen e Artë më 1893 në Lojrat Olimpike të Athinës.
Lindi 149 vite më parë, si sot në 12 Janarë të 1873 në Marussi nga një familje shumë e varfër. I ati shpërndante ujë në të gjithë Athinën me kafshët e tij dhe ndihmës kishte djalin Spiron. Një djalë me tipare dhe karaktristika që të binin në sy forca dhe guximi. Mori pjesë në Lojrat e para moderne Olimpike të Athinës dhe u bë legjenda dhe njeriu më i dashur i Athinës.
Legjenda e tij ka mbetur e pa ndryshuar edhe me kalimin e kohës. Suksesi krijoi një atmosferë festive. Njeriu i thjeshtë dhe i panjohur deri në atë kohë , u bë personi më i pëlqyer dhe i dashur i kryeqytetit dhe i gjithë Greqsë. Kudo pritej me entusiazëm. Ishte i ftuar shpesh herë në aktivitete dhe publikisht shfaqej me fustanellë dhe me medaljen në gjoks. Në Marussi u organizua një festë disa ditore.
Mbreti Jorgo organizoi një festë zyrtare në Pallatin e tij. Lui u paraqit me fustanellë dhe me babain e tij plak me karakteristikat e tyre të veçanta ku dallohej theksin në të folur…Mbretëresha Ollga i dhuroi shumë xhevahire të çmuara , ndërsa Mbreti i premtoi se do t’i plotësonte kërkesën e thjeshtë për dy kuaj të fortë dhe një karocë për të transportuar ujin dhe për të vazhduar rrugën e të atit tashmë të lodhur e të raskapitur…
Kjo ishte pak a shumë historia e Spiro Luit, njeriut të thjeshtë që frymëzio një komb të tërë për të mbajtur gjallë idenë Olimpike. Ai, edhe pasi mori medaljen e Artë, vazhdoi për shumë vite të shpërndante ujin e pastërt të burimeve në Athinë.
Legjenda rron akoma…Stadiumi Olimpik i Athinës prej 80 000 vendesh mban emrin e tij. Një shprehje e urtë popullore ka zënë rrënjë: ‘’U bë Luis’’ për dikë që vepron shumë shpejt…Një film më 1962 ka bërë të përjetësojë jetën e maratonomakut. Parku Olimpik i Munich-ut ka adresën ‘’Sporidon Louis’’-Ring 21. Një kompani italiane më 2012 nxori në prodhim këpucë sportive me emri e Luit. Busti i ij ndodhet në Australi, në Boston dhe në Marussi.
Shumë emra rrugësh, stadiume dhe objekte që kanë lidhje me aktivitetet sporive kanë marë emrin e Spiro Luit. Unë nga ana ime duke e mbyllur këtë shkrim përkujtimor dua ti urrojë Komitetit Olimpik Shqiptar dhe nismës së djeshme të Qeverisë për qasjen e re dhe vizionin e ri në drejtim të Olimpizmit.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI