Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash deri në karakter të dendur. Parashikohen reshje shiu fillimisht në pjesën veriore dhe qendrore me intensitet të ulët dhe mesatar në bregdet.
Më pas reshjet shtrihen në të gjithë vendin. Gjithashtu parashikohen edhe ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore,ku do të ketë edhe reshje bore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-8m/sek ,në bregdet deri ne 12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/9 | Diell re shi |
| Kukës | 0/3 | Diell re bore |
| Lezhë | 9/12 | Diell re shi |
| Dibër | -0/6 | Diell re bore |
| Durrës | 8/13 | Diell re shi |
| Tiranë | 5/14 | Diell re shi |
| Elbasan | 8/13 | Diell re shi |
| Berat | 3/13 | Diell re shi |
| Vlorë | 1/15 | Diell re shi |
| Korcë | -1/6 | Diell re bore |
| Gjirokastër | 1/8 | Diell re shi |
| Sarandë | 7/15 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror