– Një hetim historik i kryer në SHBA identifikoi, pas 75 vitesh, personin që tradhtoi Ana Frankun, e cila u bë e famshme nga ditari i shkruar gjatë pushtimit gjerman të Holandës në Luftën e Dytë Botërore.
Tradhtari pretendohet të ketë qenë noteri Arnold van den Bergh, anëtar i komunitetit hebre të Amsterdamit, dhe emri i tij doli në dritë si përgjegjës për kapjen e Anna, e cila vdiq në moshën 15-vjeçare në një kamp shfarosjeje, pas gjashtë vitesh kërkimi nga një ekip historianësh, ekspertësh dhe madje edhe një ish-detektiv i FBI-së.
”Hetimet përdorën metoda moderne për rihapjen e të ashtuquajturit ‘rast i ftohtë’, një çështje penale e pazgjidhur prej vitesh, ku u përfshinë algoritme si dhe kompjuterë të aftë për t’u thelluar në lidhjet historike mes njerëzve”, raportoi media ndërkombëtare.
Van den Bergh ishte një anëtar i Këshillit Hebre, një organizëm bashkëpunëtor i vënë në dispozicion për të lehtësuar zbatimin të politikës pushtuese naziste, i cili u shpërbë në vitin 1943 me dërgimin përfundimtar të anëtarëve të saj në kampet e përqendrimit.
”Ai do ta tradhtonte familjen Frank, pasi dhënia e informacioneve të vlefshme për nazistët, do të mundësonte shpëtimin e tij dhe të familjes”, tha Vince Pankoke, ish-agjent i FBI-së dhe anëtar i ekipit të hetimit, në një intervistë me kanalin amerikan CBS./ANSA-ATSH///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.