SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Hapen së shpejti aplikimet online për stacionet e plazhit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është gati për të filluar aplikimin për stacionet e plazhit që do të menaxhohen nga subjekte private, krahas plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mblodhi më herët se çdo vit Komitetin Ndërinstitucional të Menaxhimit të Sezonit Turistik, për t’i pasur të gjitha gati paraprakisht, për mbarëvajtjen e sezonit turistik gjatë gjithë verës.“Bashkë me kolegët e ministrive të tjera shqyrtuam në këtë mbledhje të parë listën dhe hartat e stacioneve të plazheve dhe pas pak ditësh do të hapet sistemi online për subjektet që janë të interesuara të marrin parcela në menaxhim”, tha Kumbaro.

Sipas saj, sistemi do të qëndrojë i hapur në dispozicion për 30 ditë për të pasur një proces transparent, të hapur për të gjithë dhe të pakontestueshëm.Kumbaro tërhoqi vëmendjen për të gjitha subjektet që do të aplikojnë për stacione plazhesh, që duhet të përmbushin edhe kushtin që të mos jenë debitorë ndaj detyrimeve tatimore qendrore dhe as vendore.“Me të gjitha ministritë synojmë koordinimin, organizimin dhe cilësinë e shërbimit, sepse qëllimi është të tejkalojmë në numër vizitorësh vitin 2019, që ishte më i miri për Shqipërinë”, tha Kumbaro.///

error: