Një shpërthim në një nga puset e naftës ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në periferi të Delvinës.
Shpërthimi sipas burimeve, ka ardhur si pasojë e një bllokimi të saracineskës që vijoi me një përhapje të shpejtë të gazit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa ndërhyrja e punonjësve ishte e shpejtë gjë që ndaloi në mënyrë të menjëhershme rrjedhjen e gazit.
Nga shpërthimi nuk pati dëme materiale dhe nuk raportohet rrezik për banorët.
DGC- COMPANY nepermjet drejtorit operacional ka dhene me teper sqarime per kete situatë: “Rreth orës 22:00 pusi del.4 u bllokua, me shpejtësi u bë ndërhyrja sipas rregullave. Gazi po shkarkohej në ajër me djegije, në këtë moment nga trungu i pusit doli nji tap kondesati i cili fiku flakën, shkarkimi vazhdoj me përzierje fluidi gaz- kondesat gjë që nuk lejoj djegjen. Era ndihmoj që gazi të lëvizte në perëndim. Pusi u mbyll menjëher dhe nuk përbën rrezik për popullatën”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI