Si sot më 19 janar 1900 u lind arsimtari, publicisti, gazetari, përkthyesi dhe dramaturgu Skënder Luarasi.
Aktivitetin letrar Luarasi e ka nisur që në moshën 17-vjeçare. Ka qenë redaktor e përgjegjës në revistat “Studenti” në ShBA në 1920-tën, “Djalëria” në Austri në vitet 1927-1928 dhe kryeredaktor i revistës “Vullnetari i Lirisë” në Spanjë në vitin 1937.
Në vitet ’39-’44 vuajti në kampet e përqendrimit në Francë. Në mars të vitit 1945 kthehet në atdhe ku punon si mësues i Kryqit të Kuq Amerikan në Elbasan. Qe deputet në vitet ’46-’50 e më pas nis punë në ndërmarrjen e botimeve të Institutit të Shkencave.
Luarasi ka marrë dy vlerësime të dhëna nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë “Për veprimtari partiotike të Klasit të I-rë” në vitin 1992 dhe Urdhrin “Nder i Kombit” në vitin 1996. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI