Policia e Shtetit, sot ka finalizuar operacionin “Astrolabio”, duke ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 18 shtetas shqiptarë dhe të huaj.Në një deklaratë në emër të Policisë së Shtetit, drejtori i departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, drejtues i lartë Tonin Vocaj u shpreh se operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Nga hetimet e kryera në Shqipëri, nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, në bashkëpunim të ngushtë dhe me udhëheqjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, janë dokumentuar shtatë episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë.
Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin për caktim masash sigurimi të dhënë nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është urdhëruar arrestimi i 25 personave në Shqipëri, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nga të cilët 18 janë shtetas shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj (palestinezë, irakianë, iranianë, egjiptianë dhe turq).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI