Një administrator portali është dhunuar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit nga një efektiv policie. Rreth orës 20:00, efektivi në stacionin e policisë Roskovec Anxhelo Bardhi me një makinë tip ‘Benz’ me targa AA600M, teksa ishte jashtë shërbimit ishte vendosur në ndjekje duke i bërë pritë administratorit të portalit që po udhëtonte me një ‘OPEL’ me targa AA 683 EO së bashku me një vajzë.
Në momentin që administratori i portalit Xhoel Osmënaj po kalonte në mes të qytetit i ka bërë pritë duke e ndaluar. Efektivi zbriti nga makina dhe së bashku me shokun e tij që ndodhej në ‘Benz’ i është drejtuar ‘OPEL’-it me një çekiç ku fillimisht ka thyer xhamin e parë më pas e kanë qëlluar me grushte dhe sende të forta.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI