SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Përmes vettingut po pastrohet llumi në sistemin e drejtësisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se falë Vetingut dhe reformës në drejtësi, sot po pastrohet masivisht llumi i paparë në sistemin e  drejtësisë.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët lidhur me reformën në drejtësi dhe 21 janarin, Rama tha se, “as mund të më kërkoni llogari mua për 30 vjet apo 100 vjet, as mund të më kërkoni të pamundurën, funksionimin e plotë dhe siç e dëshirojmë të gjithë, të drejtësisë kur akoma s’është tharë boja mbi funksionimin  e ligjit për reformën në drejtësi, sepse kjo është si të kërkosh që një fëmijë të bëhet 40 vjeç brenda 4 vjetëve për shembull”.

Ndërkohë që ne flasim, theksoi Rama, “nuk është se asgjë s’ka ndodhur”.

“Se ka ndodhur dhe po ndodh diçka që as që mund të imagjinohej deri para pak vitesh kur kaloi reforma në drejtësi. Po pastrohet masivisht llumi i paparë në sistemin e  drejtësisë. Ai llum gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë qenë ekzekutorë të drejtësisë. Ai llum gjykatësish dhe prokurorësh që kanë shitur dhe blerë të drejtën sipas qejfit dhe ai llum gjykatësish dhe prokurorësh pa pastrimin e të cilit gjithçka tjetër është e kotë. Përmes Vettingut. Vetingu vazhdon, llumi nuk mbaron”, u shpreh Rama.

Dhe, shtoi Rama, “gjykatësit dhe prokurorët që janë pjesë e këtij llumi dhe që sot vazhdojnë të jenë në sistem, se nuk u ka ardhur radha, vazhdojnë të bëjnë kërdi të paimagjinueshme ndonjëherë. Kap ça të kapësh para se të ngecin në rrjetën e Vetingut. Madje ka prej tyre që kur vjen dita e Vetingut ikin vetë. Nuk paraqiten fare se kanë mbaruar pazaret”.

“Ama gjithë kjo neveri duhet duruar, duke shtrënguar dhëmbët dhe duke vazhduar punën me durim se nuk jemi në vitin 1945. E kam thënë shpesh këtë, po do ta them sa herë që do flasim po për këtë. Sepse ka akoma dhe sot sa të duash njerëz që ma kërkojnë mua, ia kërkojnë qeverisë, ia kërkojnë pushtetit politik, ia kërkojnë pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ që të bëjë hetime, të bëjë gjyqe, të bëjë arrestime. Si mund të ndodhë kjo, në çfarë forme? Vetëm duke e kthyer orën mbrapa, duke shkuar në vitin 1945. Ose në njërin nga vitet e kohës kur hetimet, gjyqet arrestime, pushkatimet, i bënte partia në pushtet me urdhër të Sekretarit të Parë. Kjo nuk mund të ndodhë”, tha Rama.

Prandaj, theksoi kryeministri, “ky është një proces dhe mos harrojmë kur flasim për drejtësinë dhe kur i referohemi vendeve të tjera, që ne kemi bërë reformën në drejtësi dhe kemi vënë gurin e themelit para 3-4 vjetësh apo 5 bëhen tani. Çfarë janë 5 vite në historinë e një vendi edhe pse në jetën e një njeriu janë jo pak? Ndërkohë që në shoqëritë e atyre vendeve, të cilave ne i referohemi për drejtësinë hetimet, gjykatat, vendimet e pavarura jepeshin denbabaden në kohën kur ne s’ishim shtet, nuk ekzistonim si shtet, ishim një provincë në periferinë e perandorisë, plot pluhur dhe pa asnjë sistem shtetëror”/ATSH///

error: