SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD ndryshon përfaqësuesit në KQZ, kundërshton Ivi Kaso

PD ka legjitimuar si përfaqësues të saj Indrit Sefën, Sekretar për çështjet ligjore e zgjedhore si edhe Marash Logun, duke ia hequr këtë përfaqësim Ivi Kasos, i shprehur hapur krah ish kryeministrit Sali Berisha.

Lidhur me këto ndryshime, Kaso u shpreh se përfaqësimi vijon automatikisht, për sa kohë jemi në periudhë ligjore, duke theksuar vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

“Ju uroj suksese në procesin e dekretuar nga Presidenti. I bëj me dije KQZ, jemi në një periudhë zgjedhore, perfaqësimi vijon automatikisht, nuk kemi ende subjekt zgjedhor në garë. I bëj me dije KQZ për një fakt të bërë publik, edhe Kuvendi i Shqipërisë, lidhur me faktin që që prej dhjetorit 2021, jo vetëm nënshkruesi i letrës nuk është më kryetar i PD, sigla dhe vula e PD, kanë ndryshuar në raport me ato të depozituara në procesin e 25 prillit.”- u shpreh Kaso.

“Në pikëpamje të ligjit, raporti i një partie politike me KQZ është një raport i vazhdueshëm dhe qoftë gjatë periudhës zgjedhore dhe jo zgjedhore. Ekziston një marrëdhënie për aq sa ligji e përcakton. Secili prej institucioneve ka mënyrën e vet dhe e demostron në mënyrë të ligjshme. Me gjithë keqardhjen me këtë situatë, jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD ku ai që është përfaqësuesi ligjor i saj ka konsideruar cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në KQZ. Për ju kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë cështje dhe vijimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ. Opinionet e PD, janë ato që do të prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu.” u shpreh Celibashi.///

error: