Bllokohet rruga në Qafën e Llogarasë. Shkak është bërë një kamion i cili ka ngecur në kthesë pasi është spostuar. Sipas policisë në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.
‘Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës. PPolicia tha se në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.’- njofton policia.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI