Kapet serish drogë në kufi me Greqinë. Policia greke ka sekuestruar rreth 56 kg marijuanë në Igumenicë në kuadër të një operacioni të zhvilluar mëngjesin e sotëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër, janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta me 48 pako që përmbanin 55 kg 618 gram marijuanë. Ndërkohë, në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shtetas grek.
Gjate kontrolleve në dy banesa në pronësi të tij u gjeten dhe sekuestruan 104 gram marijuanë, 1345 euro, 2 celulare, 1 peshore. Mjeti i sekuestruar rezulton i marrë me qira. Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar ne zonat kufitare rreth 470 kg marijuane qe vinin nga Shqiperia.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI