Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht prej orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare. Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
Në momentin e shtimit të vranësirave në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit do etë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Vlen për tu theksuar se temperaturat si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës parashikohen me rritje por në orët e mëngjesit në rrugë do të jenë të pranishme ngricat e forta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-6m/sek, në bregdet deri në 10-12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -2/8 | Diell re |
| Kukës | -5/6 | Diell re |
| Lezhë | -1/10 | Diell re |
| Dibër | -8/3 | Diell re |
| Durrës | -1/12 | Diell re |
| Tiranë | -2/11 | Diell re |
| Elbasan | -2/9 | Diell re |
| Berat | -5/7 | Diell re |
| Vlorë | -1/12 | Diell re |
| Korçë | -8/3 | Diell re |
| Gjirokastër | -5/7 | Diell re |
| Sarandë | 1/12 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI