Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se fundi se si asnjëherë më parë, kemi 21 % të territorit të Shqipërisë zonë të mbrojtur.
Kumbaro theksoi se “i kemi ruajtur, i kemi përditësuar, i kemi shtuar zonat e mbrojtura dhe pa ulur ritmin, kemi nisur punën për planet e menaxhimit për të krijuar modele të qëndrueshme zhvillimi në këto territore që janë thesare natyrore e për të na dhënë mundësinë të krijojmë kalendarin e turizmit gjithëvjetor me sportet e aventurës, kulinarinë, ekoturizmin, turizmin malor”.
“Pas një pune të gjatë në terren, përpjekjet për shtrirjen e zonave të mbrojtura kurorëzohen me vendimet e Këshillit të Ministrave, ku, ndër të tjera: Lumi i Vjosës shpallet Park Natyror, Lugina e Shalës shpallet Park Natyror, Thethi, Valbona e Lumi i Gashit bashkohen në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, Munella shpallet Park Natyror, Syri i Kaltër shpallet Park Natyror’, tha Kumbaro.
Sipas ministres dhe shumë zona të tjera të mbrojtura rrisin sipërfaqen e tyre.
Këshilli i Ministrave vendosi dje përditësimin e të gjithë territorit, rishikimin, rivlerësimin e zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive, që nga monumentet e kulturës, monumentet e natyrës dhe parqet kombëtare./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI