Komisioni i përkohshëm i Rithemelimin e PD-së, dalë si nismë e ish-kryeministrit Sali Berisha, njoftoi sot nëpërmjet votës së anëtarësisë janë zgjedhur 6 kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton sot se procesi i votimit për primaret në degën e PD Dibër, Lushnjë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Shkodër ka përfunduar.
Sipas të dhënave nga komisioni, kandidati për bashkinë e Vorës u zgjodh Lulzim Vrana, me 277 vota.
Në bashkinë Dibër u zgjodh Premtim Riza Kryemadhi, me 424 vota nga 713 votues që morën pjesë.
Në degën e PD-së Rrogozhinë nga gjithsej 316 votues u zgjodh Hekuran Seman Xhani me 211 vota.
Në degën e PD-së Lushnjë nga 1056 demokratë votues, u shpall fitues Elton Bano me 671 vota.
Në degën e PD-së Durrës anëtarësia që mori pjesë në primare, zgjodhi fitues kandidatin Ardian Muka.
Në Shkodër, anëtarësia që votoi zgjodhi Bardh Spahinë me 229 vota.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI