Shërbimi Meteorogjik Ushtarak bën të ditur se duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes mot i vranët si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave përgjatë ultësirës perëndimore.
Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore. Për shkak të temperaturave të ulëta ngrica në rrugë si dhe mjegull e mjegullinë në lugina gjatë mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 1 dhe 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -2/12 | diell re shi |
| Kukës | -5/7 | diell re |
| Lezhë | -1/13 | diell re shi |
| Dibër | -8/7 | diell re |
| Durrës | 1/14 | diell re shi |
| Tiranë | -1/15 | diell re |
| Elbasan | -1/14 | diell re |
| Berat | -4/15 | diell re |
| Vlorë | 2/14 | diell re shi |
| Korcë | -7/7 | diell re |
| Gjirokastër | -4/13 | diell re shi |
| Sarandë | 3/15 | diell re shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI