SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shtyrje e afatit të vlefshmërisë së bonove të privatizimit deri më 31 dhjetor 2023

Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori sot në shqyrtim projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995 “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995 “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe Dekretit nr. 1049 datë 27.3.1995 “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995” të ndryshuar.

Projektligji u prezantua nga Besart Kadia, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe u relatua për komisionin nga deputetja Antoneta Dhima. Gjatë parashtrimit të projektligjit, Kadia sqaroi se nisma parashikon shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së bonove të privatizimit deri më datën 31 dhjetor 2023, duke u dhënë mundësi qytetarëve dhe individëve që posedojnë ende bono, që ti përdorin ato në  procesin e privatizimit  të  pronës  shtetërore,  në llogaritjen  e formulës së privatizimit  për  punonjësit në shoqëritë aksionare dhe në procesin  e legalizimit  të ndërtimeve informale.

Deputetja Antoneta Dhima në cilësinë e relatores, pasi bëri një përmbledhje të procesit dhe ndryshimeve ligjore që janë ndërmarrë ndër vite për zgjatjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit, sqaroi se projekt-akti është hartuar edhe si përgjigje e  kërkesës  së  Avokaturës  së  Shtetit  lidhur  me dhënien  e  zgjidhjes  përfundimtare  të  rasteve  kur  shteti  shqiptar  ka  detyrim kthimin  e  bonove  të  privatizimit  në  zbatim  të  një  vendimi  gjykate. Dhima vlerësoi më tej se ndryshimi i afatit të përdorimit të bonove, do të krijojë  lehtësime në  procesin e privatizimit me të drejtë parablerjeje për ish-pronarët e truallit, si dhe subjektet që kanë  objekte  me kontrate qiraje apo enfiteoze, si dhe në  procesin e legalizimit të ndërtimeve informale nëpërmjet ASHK-së.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin dhe ia kaloi për shqyrtim seancës plenare///

error: