Kryeministri Edi Rama i ktheu sot përgjigje akuzave të Partisë Demokratike për udhëtimet me charter privat.
Rama publikoi një video me akuzat e deputetes së PD-së, Orjola Pampuri e cila u shpreh paraditen e sotme se “Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve se kush e ka paguar qëndrimin në resortin luksoz në Wildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Wittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake”.Kryeministri Rama në përgjigje të Pampurit theksoi se, “fakti që kam dalë në fotografi, pranë resortit legjendar bashkë me gazetaren e njohur gjermane Gisela Freisinger, nuk do të thotë që kam qëndruar aty”.
“Jo, unë kam qëndruar me familjen në një qytet në Mynih dhe kam kaluar një orë në zonën e liqenit Tegernsee me gazetaren, për rubrikën e saj të njohur, me personalitete të ftuara për një bashkëbisedim në natyrë”, u shpreh Rama.“Kështu që në vend që të shkoni deri tek llixhat e carëve dhe të perandoreshave, gjeni një përkthyes dhe mos shikoni vetëm fotografitë”, u shpreh Rama.
Më tej Pampuri theksoi se, “me batuta alla foltore, Edi Rama njoftoi dje shqiptarët se paratë e taksave të tyre i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihut për të dhënë një intervistë për hallin e tij, për të pastruar imazhin e nxirë nga krimi dhe korrupsioni”.Rama iu përgjigj se, “Jo, unë nuk njoftova këtë dje. Kush më dëgjoi dhe desh të më dëgjonte, dëgjoi qartë që shpjegova se kam udhëtuar në Mynih me një biletë ekonomike 345 euro të kompanisë Lufthansa, së bashku me gruan dhe me djalin e vogël”.
Në video tregohet më tej Pampuri e cila u shpreh se ” Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhëtimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mije euro?”.
Rama u përgjigj se, “unë e thashë shumë qartë, edhe sesi, edhe me kë kam udhëtuar. Dhe madje shpjegova edhe aritmetikën e 120 mijë eurove karburant për një fluturim. Në bazë të formulës 1958 karrige për 5004 delegatë të ulur me dorën lart”.
Më tej, Pampuri theksoi se, “sot po e pyesim përsëri Edi Ramën. A ka udhëtuar ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë? Kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi?”.
Kryeministri Rama u shpreh se, “po tani Suedia ku hyn këtu?”.“Ç’lidhje ka një udhëtim në Suedi, me një intervistë në Mynih? Jo, unë nuk kam udhëtuar në drejtim të Suedisë. Sidoqoftë, çështja e pagesës së këtij udhëtimi imagjinar, s’duhet lënë pa u zbardhur. prandaj duhet pyetur urgjent ai që i uli 5004 delegatë imagjinarë në 1958 vendet reale të Pallatit të Kongreseve”.
Më tej Pampuri akuzoi se, “vetëm për luks në 8 vite, Edi Rama ka shpenzuar 798.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve”. Kësaj akuze Rama iu përgjigj se “8 vite fluturime, herë 5 humbje, shumëzim për 7 dyer të blinduara, herë 7 brava, pjesëtim për 42 vare, bëjnë një teneqe të ndarë në dysh, që u duhet varur në qafë nga demokratët e arsyeshëm shqiptarë të dy të marrëve që e kanë marrë peng PD-në, për interesat dhe për pazaret e tyre, krejt, krejt personale”/ata///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit